Çfarë është hepatiti D?
Hepatiti D është një infeksion viral i mëlçisë që shkaktohet nga virusi i hepatitit D (HDV). Virusi kryesisht mund të transmetohet nga shpimi me një shiringë ose me një objekt të mbrehtë (p.sh gjatë bërjes së tatuazheve ose të piercing) të infektuar, por edhe përmes kontaktit me gjak, produkte gjaku ose lëngje të tjera trupore (p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura) të një personi të infektuar. Virusi i hepatitit D është një virus i ashtuquajtur defektiv, sepse mund të shkaktojë infektim vetëm kur është i pranishëm virusi i hepatitit B (HVB). Ai ka një zinxhir ARN, nuk ka proteinën e tij dhe nuk mund të shumohet më vete. Për ta bërë këtë, HVD ka nevojë për proteinën mbështjellëse të HVB që të hyjë në qelizat e mëlçisë. Infektimi me hepatitin D mund të ndodhë njëkohësisht me atë të hepatitit B (ky njihet si bashkëinfektim) ose mund të ndodhë te pacientët që kanë hepatit B kronik, rast në të cilin do të bëhej fjalë për një superinfektim me virusin e hepatitit D. Pa pasur virusin e hepatitit B nuk mund të infektohesh me hepatitin viral D, kështu që vaksinimi për hepatitin B na jep automatikisht mbrojtje edhe ndaj Hepatitit D.
Cilat janë simptomat e hepatitit D?
Bashkëinfektimi me hepatitin D dhe hepatitin B mund të shkaktojë hepatit të lehtë deri në të rëndë me shenja dhe simptoma të padallueshme nga ato të llojeve të tjera të hepatiteve virale akute. Pas periudhës së inkubimit prej 3-7 javësh gjatë së cilës virusi i hepatitit D shumohet në trup, mund të shfaqen simptoma të tilla si pafuqi, humbje oreksi, të përziera, temperaturë e ulët, verdhëz (ngjyra e verdhë e lëkurës dhe e konjuktivës), si edhe urinë me ngjyrë të errët dhe jashtëqitje me ngjyrë të çelur. Analizat laboratorike tregojnë nivele të rritura të enzimave të mëlçisë në gjak, gjë që tregon dëmtim të qelizave të mëlçisë dhe nivele të larta të bilirubinës në gjak. Në më shumë se 90% të rasteve, rikuperimi është i plotë, ndërkohë që shfaqja e hepatitit fulminant dhe zhvillimi i hepatitit kronik D janë të rralla. Megjithatë, në disa raste, infeksioni është plotësisht asimptomatik dhe mund të zbulohet vetëm rastësisht.
Infektimi me virusin e hepatitit D te një person me historik infektimi kronik me virusin e hepatitit B çon në zhvillimin e infeksionit kronik HVB-HVD me përkeqësim të shpejtë të funksionit të mëlçisë dhe zhvillim të cirrozës në një moshë më të re. Pacientët me cirrozë të shkaktuar nga HVD kanë rrezik të shtuar për të zhvilluar karcinomë hepatoqelizore.
Hepatiti D është një infeksion viral i mëlçisë që shkaktohet nga virusi i hepatitit D (HDV). Virusi kryesisht mund të transmetohet nga shpimi me një shiringë ose me një objekt të mbrehtë (p.sh gjatë bërjes së tatuazheve ose të piercing) të infektuar, por edhe përmes kontaktit me gjak, produkte gjaku ose lëngje të tjera trupore (p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura) të një personi të infektuar.
Virusi i hepatitit D është tërësisht i varur nga virusi i hepatitit B për sa i përket shumimit të tij. Infektimi me hepatitin D mund të ndodhë njëkohësisht me atë të hepatitit B (ky njihet si bashkëinfektim) ose mund të ndodhë te pacientët që kanë hepatit B kronik, rast në të cilin do të bëhej fjalë për një superinfektim me virusin e hepatitit D.
Bashkëinfektimi me virusin e hepatitit D dhe virusin e hepatitit B mund të shkaktojë hepatit të lehtë deri në të rëndë, me shenja dhe simptoma të padallueshme nga ato të llojeve të tjera të hepatiteve virale akute. Pas periudhës së inkubimit prej 3-7 javësh gjatë së cilës virusi i hepatitit D shumohet në trup, mund të shfaqen simptoma të tilla si pafuqi, humbje oreksi, të përziera, temperaturë e ulët, verdhëz (ngjyra e verdhë e lëkurës dhe e konjuktivës), si edhe urinë me ngjyrë të errët dhe jashtëqitje me ngjyrë të çelur. Analizat laboratorike tregojnë nivele të rritura të enzimave të mëlçisë në gjak, gjë që tregon dëmtim të qelizave të mëlçisë dhe nivele të larta të bilirubinës në gjak. Në më shumë se 90% të rasteve, rikuperimi është i plotë, ndërkohë që shfaqja e hepatitit fulminant dhe zhvillimi i hepatitit kronik D janë të rralla. Megjithatë, në disa raste, infeksioni është plotësisht asimptomatik dhe mund të zbulohet vetëm rastësisht.
Infektimi me virusin e hepatitit D te një person me historik infektimi kronik me virusin e hepatitit B çon në zhvillimin e infeksionit kronik HVB-HVD me përkeqësim të shpejtë të funksionit të mëlçisë dhe zhvillim të cirrozës në një moshë më të re. Pacientët me cirrozë të shkaktuar nga HVD kanë rrezik të shtuar për të zhvilluar karcinomë hepatoqelizore.
Metodat diagnostikuese dhe terapeutike në këtë fushë kanë evoluar ndjeshëm vitet e fundit. Nëse keni dyshimin më të vogël se jeni të infektuar nga hepatiti D, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes. Nëse nuk keni mundësi të paraqiteni te një mjek apo klinikë, kjo hartë (e klikueshme) do t'ju drejtojë në klinikën më të afërt ku mund të testoheni lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt për hepatitin D, si edhe të merrni rekomandime për trajtim në rast të një rezultati pozitiv.
Projekti financohet nga “Gilead Sciences”.